Publikime ne median e shkruar

Vishaj: Ja ndryshimet që pëson sistemi i drejtësisë pas miratimit të reformës

Nëse Reforma në Drejtësi do të miratohet të enjten e 21 korrikut një sërë ndryshimet do të ndodhin në sistemin e drejtësisë. I ftuar në studion e TemA TV, Kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj sqaroi sesi do të funksionojë sistemi i ri i drejtësisë.

Ai u shpreh skeptik për miratimin e reformës ndërsa theksoi nevojën për përvojën e ndërkombëtarve në gjyqësor, por theksoi Visha te huajt nuk duhet të kenë të drejta kushtetuese.

Ndiqni intervisten e plote ne Gazeten Tema


 

Zvarritjet e proceseve, Vishaj: Faji i gjykatësve

​Tiranë – Gjykata është përgjegjëse për zvarritjen e proceseve nga mungesa e avokatëve. 

Në një kohë që procese të bujshme gjyqësore janë bllokuar për shkak të një "rrengu" procedural të avokatëve, kreu i Dhomës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj, në një intervistë për "AS", thotë se ligji po shkelet nga gjykata.

"Nuk janë avokatët e Dhomës Kombëtare të Avokatisë që bëjnë pjesë në zvarritjen e gjykimeve por është faji drejtpërsëdrejti i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila me daljen e ligjit për "Komisionin e dhënies së ndihmës juridike" duhet ti drejtohen Ministrisë së Drejtësisë, ku Komisioni i ndihmës juridike ka një fond të marrë nga buxheti i shtetit, ku përcakton ajo listën e avokatëve për të mbrojtur çështjet, kryesisht pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda", deklaroi Vishaj.

Mungesa e avokatëve në proceset gjyqësore ka futur në një spirale procese të rëndësishme penale. Sipas Vishës, gjykata mund t`i zhvillojë seancat edhe kur avokati ka dijeni e nuk paraqitet.

"Është një justifikim i pabazë dhe i jashtëligjshëm i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda duke e ngarkuar më faj Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Kjo Dhomë ka shprehur opinionin e saj, që në momentin që Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendos një avokat kryesisht, i cili refuzohet nga i pandehuri, për ne konsiderohet që për të pandehurin janë respektuar të gjitha të drejtat e mbrojtjes dhe liritë e të drejtat e njeriut të shprehur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë", deklaroi Vishaj. Pas proceseve të bujshme me shumë të pandehur, gjykatat po përballen me një fenomen tjetër; refuzimin për t`u paraqitur në seancë edhe të avokatëve të caktuar nga shteti, të cilët paguhen nga taksat e qytetarëve. 


TemA TV/ Gjyqtarët dhe prokurorët kundër Halimit: Nuk mund të dënohen njësoj armëmbajtja pa leje me vrasjen

Gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët, kanë dalë kundër propozimeve të ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, për ashpërsimin e ligjit për disa vepra penale. Duke folur në Komisionin e Ligjeve, ata kanë thënë se propozimet e Halimit nuk janë të plota dhe shpesh herë bihen në kundërshtim me Kushtetutën.

Kreu i Shoqatës së Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, është shprehur se rritja e krimit kohët e fundit kërkon një përgjigje të ashpër, por nuk mund të dënohen p.sh njësoj si ata që mbajnë armë pa leje, si ata që kryejnë vrasje.

Armëmbajtja pa leje nuk mund të dënohet me 10 vjet, pasi është shumë e diskorduar. Kaq dënohet një vrasje në minimum, pra 10 vjet. Bie ndesh me frymën e Kodit Penal, tha kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve, Gerd Hoxha.

Shoqata e avokatëve penaliste e sheh të paplotë paketën ligjore të ministrisë.

Nuk mund të dënohet njësoj si një person që kapet me 5 gram drogë, edhe ai me 100 kg apo 1 ton. Duhen ndarë në grupe dënimi. Ne nuk e shohim këtë amendim të përfshirë në asnjë ndërhyrje ligjore, tha avokati Sajmir Visha.

Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë, përfaqësuar nga prokurori Shkëlqim Hajdari, mendon se jo gjithmonë ashpërsimi i dënimeve jep rezultate në parandalimin e krimeve.

Dhuna në familje, Vishaj: Dënime të forta ndaj autorëve

Tiranë
Denim maksimal per autoret e dhunes ne familje,vecanerisht kur viktima jane femrat. Avokatet penaliste mbeshtesin idene per te ndeshkuar me burgim te perjetshem te gjithe ata qe qellojne mbi femrat. Ne nje interviste per "AS", kreu i avokateve penaliste, Sajmir Vishaj, kerkon qe te ketë nje politike me te forte penale per te parandaluar fenomenin qe po njeh rritje muajt e fundit.

"Ashpërsimi i masave të dënimeve është një atribut i gjykatave për të minimizuar rastet që po ndodhin përsa I përket dhunës në familje, sidomos paprekshmërinë e femrës. Zakonisht, edhe unë si avokat i qëndroj këtij mendimi, se kush vë dorë mbi femrën duhet të ketë një dënim maksimal"- thotë Vishaj.

Ne te gjitha rastet dhuna ne familje ka ndodhur edhe kur viktimat kane patur urdher mbrojtje nga gjykata.Paralelisht me ndeshkimin maksimal per vrasesit ne familje propozohet nje politike me e forte penale per ata qe mbajne arme pa leje.

"Në gjykatën e Tiranës japin dënime relativisht të mesme, dy deri në tre vjet burg. Nëse do të kishim dënime fikse atëherë nuk do të kishte nevojë për gjykata, atëherë dënimet do t'i jepnin organet e policisë"- tha Vishaj...Lexo te plote


Bashkëpunimi i avokatëve penalistë heqin “doganën” në rajon

Avokatët e cështjeve penale kërkojnë që të hiqen barrierat dhe burokracitë midis Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe të lind e drejta që këta avokatët të marrin pjesë në gjykatat e këtyre vendeve. Drejtuesi i Shoqatës së Avokatëve Penalistë tha se ky rrjet bashkëpunimi do të ishte një përvojë e mirë dhe një e drejtë e mohuar deri më tani.

Ekspertët e huaj thanë se avokatët e vendit kanë nevojë që të përfshihen edhe eksperinca juridike europiane në kohën kur vendit i kërkohen përshtatje të legjislacionit me atë të BE. Për rrjetin e avokatëve Shqipëri-Kosovë-Maqedoni ekspertët e huaj thanë se BE mbështet me financime këtë projekt, por më parë duhet të konsolidohet bashkëpunimi.... Lexo tek OraNews


Ndryshimi i Kodit Penal, avokatët: Nuk ul kriminalitetin

Avokatët shprehen kundër draftit të Ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, për ndryshimin e Kodit Penal që do të rrisë pragun e dënimeve për disa vepra të rënda penale. Sajmir Vishaj, kreu i Dhomës së Avokatëve penalistë, thotë për “AS” se kjo nuk e ul kriminalitetin.

“Rritja e masës së dënimit nuk ndikon në uljen e kriminalitetit. Mendoj se është një show politik që bëhet në prag të fushatës elektorale. Ndryshimet në legjislacionin penal kërkojnë gjithmonë ndryshime kushtetuese. Nuk ka lidhje gjykimi i shkurtuar me masën e dënimit. Në momentin e parë është paprekshmëria e akteve të marra gjatë hetimeve paraprake, qoftë të pavlefshme apo të papërdorshme, kurse në fund është benefici që i jep ligji proceduarial të pandehurit duke i ulur 1/3. Nuk mund të thuhet se këtë 1/3 ia jep prokurori apo gjykata pasi atë ia jep ligji”,- thotë Vishaj.

Sipas tij, deri më tani Kodi Penal parashikon dënime maksimale për krime të rënda, ndaj është detyrim i sistemit t’i japë ato sipas rastit.

Pak ditë më parë, në një tryezë me grupet e interesit, ku mungonin avokatët, ministri i Drejtësisë propozoi dënim jo më të ulët se 38 vite burg për vrasjet në familje, vrasjen e policëve, vrasjet për hakmarrje e gjakmarrje, dënime këto që shkojnë deri në burg të përjetshëm...Lexo te plote


Visha: Avokatët të funksionojnë në bazë të studiove ligjore

Edhe avokatët duhet të kenë grada, kjo do ti motivojë ata në punën e tyre dhe nuk do të ketë më shtyrje seancash gjyqësore me shkak për mungesë të avokatëve. Sipas kryetarit të shoqatës së avokatëve penalist, Sajmir Visha avokatët duhet të funksionojnë në bazë të studiove ligjore dhe jo më vete, kështu në mungesë të njërit zvëndësohet nga tjetri. 
Po sipas Vishës, një tjetër ngërç në rangun e avokatëve është edhe ndryshimi i ligjit për avokatët, kryesisht të cilët nuk marrin pagën e tyre për seancat që caktohen. Për sipas Vishës, duhet të ketë në buxhet dhe duhet të varen nga Ministria e Drejtësisë.

Ndërsa në lidhje me të dënuarit shqiptarë në burgjet e huaja, kryetari i shoqatës së avokatëve penalist, bënë më dije se ka pasur një sërë kërkesash për vuajtjen e dënimit të tyre në Shqipëri. Por kjo do të realizohet vetëm me hapjen e burgjeve të reja. Ndërkohë për publikimet e fundit të Wikileaks, avokati Vishaj ka pohuar se Prokuroria shqiptare nuk mund të nis asnjë hetim, pasi ai është një opinion i një subjekti dhe jo i një personi dhe opinion nuk mund të hetohet. Akuza ka të drejtë të nisë hetimin vetëm nëse personat e përmendur në këto kabllograme bëjnë padi për prishje të imazhit apo edhe shpifje... Lexo te plote


Avokatët me kasa fiskale: Prokuroria nuk bashkëpunon

Problemi shqetësues që ka të bëjë me vendosjen e kasave dhe TVSH nga ana e qeverise, ministrisë së Financave është një precedent i paprecedentë rasti kur në të gjithë botën për të gjithë avokatët nuk vendosen kasa apo ti nënshtrohen TVSH, ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta me sistemin e avokatisë', tha Saimir Visha, kryetar i avokateve penaliste.

Nder te tjera ata u ndalen dhe tek mungesa e bashkëpunimit me prokurorine duke i leshuar dhe nje tjeter akuze organit procedues. 'Me prokurorinë e përgjithshme marrëdhëniet e shoqatës nuk kanë qenë pozitive për shkak se drejtuesi i saj nuk ka marr në konsideratë problematikën që ka pasur shoqata e avokatëve penalistë, por shpesh herë në letër këmbimin që kemi bërë ne si shoqatë është munduar ti kalojë kompetencat e saj drejtorit të përgjithshëm, zotit Sokol Stojani, ku raportet ndërmjet shoqatës së avokatëve penalistë dhe Prokurosië së Përgjithshme kanë qenë tepër formale dhe aspak ligjore', vijon Visha.

Kohet e fundit avokatet jane sulmuar dhe nga ministria e drejtesise dhe gjykata si pergjegjes per shtyrjen e seancave gjyqesore nderkohe sipas tyre ky fenomen nuk eshte ne interesin e tyre dhe te klientëve qe ata perfaqesojne.


Delegacioni i OAK-së mori mbështetje nga krerët e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri

Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës i kryesuar nga kryetari, z. Ibrahim Dobruna, ka përfunduar vizitën zyrtare një ditore në Tiranë. Delegacioni në takimet e realizuara me përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë së Shqipërisë, ka marrë garanci të plota për krijimin e bashkëpunimeve reciproke për ngritjen e cilësisë së avokatisë mbarëshqiptare.

Në vizitën në Tiranë, delegacioni i OAK-së ka zhvilluar takime me Zëvendësministren e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, znj. Brikena Kasmi, krerët e Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Republikës së Shqipërisë, zv/ambasadorin  e Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Gani Veselaj, kryetarin e Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Republikës së Shqipërisë, z. Saimir Vishaj, kryetarin e Gjykatës së Parë për Krime të Rënda, z. Sandër Simon si dhe me kryetarin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda,z. Gjovalin Përnoca...Lexo te plote